Xronia polla eladha
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Greqi!

Ka momente në histori kur kufijtë humbasin kuptimin e tyre të zakonshëm dhe njerëzit bëhen ura.
Emigrantët janë pikërisht, jo thjesht udhëtarë të një kohe të vështirë, por bartës së kujtesës, të shpresës dhe të një identiteti që nuk ndahet, por zgjerohet!
Në tokën tënde, shumë shqiptarë nuk gjetën vetëm punë, por një mundësi për të rindërtuar veten.
Ne mësuam se përkatësia nuk është një vijë që ndan, por një hapësirë që përfshin.
Fëmijët tanë u rritën mes dy gjuhëve, dy kulturave, dy mënyrave të të kuptuarit të botës dhe pikërisht aty lindi një pasuri e re:
“Aftësia për tu bashkuar, jo për tu ndarë!”

Mirënjohja nuk është thjesht një fjalë; është një kujtesë e përbashkët e sakrificave, e mundësive dhe e besimit që një shoqëri i jep tjetrit.
Ndaj dhe lidhja mes Shqipërisë dhe Greqisë, e forcuar pas viteve ‘90, nuk është vetëm histori apo politikë, është përvojë njerëzore, e shkruar në jetët e përditshme të mijëra familjeve.
Emigrantët janë filozofia e gjallë e kësaj marrëdhënieje!
Ata dëshmojnë se identiteti nuk humbet kur ndahet, por forcohet kur ndahet me të tjerët. Ata janë ura që nuk ndërtohen me gurë, por me besim, punë dhe dashuri.
Sot, në këtë festë, urimi bëhet më shumë se një formalitet.
Është një reflektim i heshtur mbi atë që kemi ndarë dhe atë që mund të ndërtojmë së bashku.
Gëzuar festën, Greqi!
Miqësia jonë do të mbetet një udhë pa kufij, ku njerëzit janë gjithmonë më të mëdhenj se distancat.

Perkujtim per 800 djem nga Korca qe moren pjese ne fitoren e Revolucionit Grek te 1821.


Ilir Jano – Korçë
Χρόνια πολλά Ελλάδα
@NewsIn.Al
