Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se gjatë datave 16–19 nëntor pritet një përkeqësim i ndjeshëm i motit, duke bërë apel që mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det të hapur.
Njoftimi bazohet në parashikimin e kushteve hidrometeorologjike, ku parashihen erëra të forta me drejtim jug–juglindje, me forcë deri në 6–7 ballë dhe shpejtësi 15–20 m/s, si edhe dallgë që mund të arrijnë lartësinë 1.5–2.5 metra.
Kapiteneria ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve detare të marrin masa maksimale sigurie, duke marrë parasysh rreziqet që shoqërojnë motin e keq.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normal sipas destinacioneve përkatëse.
Sipas parashikimit, përmirësimi i situatës meteorologjike pritet pas orës 08:00 të datës 19 nëntor.
@NewsIn.Al
