Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, tre persona të maskuar marrin bizhuteritë nga koleksioni i Napoleon Bonapartit
Muzeu i Luvrit në Paris ka rënë pre e grabitjes dhe do të mbetet i mbyllur për pjesën tjetër të ditës.
Ministria Franceze e Kulturës njoftoi vjedhjen, ndërsa hajdutët vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës.
Menjëherë pas vjedhjes, ndërtesa u evakuua dhe u mbyll menjëherë për publikun për arsye të jashtëzakonshme, sipas një mesazhi të publikuar nga muzeu në rrjetin social X.
Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 09.30 të paradites së sotme. Autorët e maskuar hynë në ndërtesë nga ana e Senës, ku po zhvillohen punime ndërtimi.
Ata përdorën një ashensor mallrash për të arritur direkt në dhomën e synuar, e cila ndodhet në Galerinë Apollo.
Pasi prenë kangjellat me sharrë elektrike, dy burra hynë në ndërtesë, ndërsa një i tretë qëndroi në roje jashtë. Kriminelët ikën me një skuter TMax, duke u drejtuar drejt autostradës A6.
Hetimet janë duke vazhduar, por sipas një burimi nga Luvri, diamanti i famshëm Regent, më i madhi në koleksion, me peshë mbi 140 karat, nuk është vjedhur.
@NewsIn.Al
