Dimri i rëndë po vjen – stuhi bore edhe në Atikë
Moti ndryshon nga dita e sotme, e diel 2 shkurt, pasi dielli dhe temperaturat e larta për sezonin do t’i lënë vendin reshjeve të shiut dhe erërave të forta, të cilat do të nisin pasdite. Në fillim të javës edhe bora do të shfaqet në disa zona të vendit, ku meteorologët nuk përjashtojnë reshjet e borës edhe në Atikë.
Konkretisht mot dimëror do të kemi nga e mërkura e në vazhdim, sipas meteorologëve, me borë që shfaqet edhe në lartësi të ulëta, ndërsa temperatura do të ketë rënie të ndjeshme.
“Ditën e hënë (3/2) fillon pushtimi i ftohtë, moti po ndryshon, temperatura do të bjerë 3-6 gradë nën nivelet normale dhe po forcohen erërat veriore”, thotë drejtori i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, Thodoris Kolidas. postim.
“Reshjet do të prekin kryesisht zonat e “rrymës veriore” (lindje dhe jug). Megjithatë, vihet re një tendencë e një formimi të ulët në Mesdheun Qendror pas dhjetë ditëve të para – që zakonisht sjell shumë shi”, thekson ai.

A.Selimllari_ Greqi
@NewsIn.Al