Saturday, April 11, 2026
spot_img
HomeAktualitetiGrida Duma është shprehur se PD feston 35 vite histori që në...

Grida Duma është shprehur se PD feston 35 vite histori që në fakt, sipas saj nuk është realisht mosha e saj historike.

Grida Duma është shprehur se PD feston 35 vite histori që në fakt, sipas saj nuk është realisht mosha e saj historike.

Duma ka theksuar se PD ka të njejtat dilema prej vitesh por, partisë i është dashur gjenialitet për të bërë bashkë copëza historie.

“Dita e sotme ka pasur zhvillimet të rëndësishme, shënjon një momentum të rëndësishëm të realitetit politik dhe historik të një partie politike që i është dashur mos të jetë aspak stoike që të mbetet demokratike. PD sot feston 35 vite histori që nuk është mosha e saj historike, sepse mosha e saj bazuar në vendimmarrjen e saj, në gjenialitetin që është dashur për të bërë bashkë copëza të historisë, tumave dhe shtresa, kërkonin një gjenialitet më të thellë në themelimin e saj. PD për atë që ka arritur të realizojë, të bashkojë kreshnikët dhe jo kreshnikët ose e kundërta.

Të bashkonte të persekutuarit politik apo aleatët ideologjikë. Të gjitha sfida që asaj i është dashur ti kalojë duke tejkaluar vetveten. Sot PD është sërish në të njëjtat dilema ndërsa e çanin tradhtar ose besnikë. Sot feston 35 vjetorin por nuk çështje pronësie. PD është përkatësia e saj, anëtarësia është ajo që ka pronën e këtij aseti. Por a është Shqipëria përkatësia e saj. Sepse PD nëse di një gjë mirë është që nuk ka asnjë për të flijuar, gjykuar apo thënë ik…por ka këdo për të bashkuar”
Albanian TV Of America

@NewsIn.Al

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments