Home Aktualiteti HALLALL TË QOFTË ALBAN BEQIRI! FALEMNDERIT!/Ervin Baku

HALLALL TË QOFTË ALBAN BEQIRI! FALEMNDERIT!/Ervin Baku

Mbajeni mend mire kete emer…shume shpejt politikane dhe qeveritare do “zihen” kush e kush te dale me pare ne foto. Do i theraain kampion dhe dhente zoti i japin dhe ndonje shperblim. Deri sot askush ja ka zene emein ne goje…pa lek dhe makine e derguan ne Beograd…as nje rroge nenpunesi nje mujore nuk i dhane Albanit burokratet e pangopur dhe te paafte! Ja cfare shkruan gazetari i njohur Ervin Baku:

HALLALL TË QOFTË ALBAN BEQIRI!
FALEMNDERIT! FALEMNDERIT!
Hallall të qoftë mundi, djersa, pasioni, këmbëngulja! Shkove vetëm në Serbi, në Kampionatin Botëror të Boksit. Dhe shkrove historinë! I vetëm dhe trim në “luftë”… Shkove pa mbështetje, pa përkrahje, pa mjek, pa fizioterapist… Pa asgjë. Shkove në rrugë tokësore, me një B Class… Mezi sigurove 500 mijë lekë të vjetër për të rregulluar defektin e B Class-it, për të prerë siguracionin e makinës, për karburantin, etj. HALLALL TË QOFTË!

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka siguruar gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të Boksit, në peshën 71 kg. Ai ka triumfuar mbrëmë ndaj jordanezit Zeyad Eashash me rezultatin 4-1, duke shkruar historinë e boksit shqiptar, pasi bëhet boksieri i parë kuqezi që arrin të shkojë mes 4 më të mirëve në botë dhe të garojë për medalje. Kjo është fitorja e tij e katërt në këtë botëror, duke treguar gjithnjë aftësi të mrekullueshme: Mbron mjaft mirë dhe në të njëjtën kohë godet fort kundërshtarin në trup e kokë.
Në turin e parë, Beqiri fitoi ndaj kenianit Boniface Maine. Në turin e dytë eliminoi lituanezin Saimonas Banys. Në duelin e tretë mundi Eduardo Beckford të Panamasë dhe mbrëmë triumfoi ndaj jordanezit Zeyad Eashash në çerekfinale. Falë këtij suksesi, fantastik dhe historik, Alban Beqiri hyn mes 4 boksierëve më të mirë në botë në peshën 71 kg dhe tashmë është në zonën e medaljeve. Ervin Petraq Baku

@NewsIn.Al

 

Exit mobile version