Home Aktualiteti “ Heshtja prej lecke!”/ Nga Rakela Zoga

“ Heshtja prej lecke!”/ Nga Rakela Zoga

Heshtja prej lecke!

Heshtja lecke, e varur mbi trup,
Shkumbezon ndjenjat, në bregun e shpirtit..
Puthjet, përplasen veshur me të bardha,
E bien në gjumë..

U shuan ditët, ti dhe unë..

Në pravazet e koskave,
hijet e dikurshme, bëjnë zhurmë..
Gjunjëzohen kujtimet..
Asgjë s’ka mbetur, prej asaj gjeje të fjetur..

Dhe qelqet fjalë, u thyen në rrugë…

Selanik – Rakela Zoga

@NewsIn.Al

Exit mobile version