Home Aktualiteti “ I dashur mik, ti që m’urren! Ti që betohesh për besë...

“ I dashur mik, ti që m’urren! Ti që betohesh për besë e nder…/Pandi Laço

I dashur mik, ti që m’urren!
Ti që betohesh për besë e nde !
E s’ke nevojë t’hapësh fjalorin!
Të gjesh për mua, helm edhe vrer!

I dashur mik, që gjuhën qet!
E pjes’ më bën në tavolina!
Më bën të poshtër, mbase t’përdalë!
E s’më jep kohë të them dy fjalë!

I dashur mik, që s’më sheh dot!
Tek ec pa drojë n’tëndin qytet!
Sepse dhe fati se ka dash!
Me ty t’jem lind në maternitet!

I dashur mik, që më përbuz!
M’ul e më ngre si t’jem alien!
Nuk fluturoj, por notin e di!
Në det, lumë edhe liqen!

I dashur mik, që don me m’fy!
E pret nga unë të qaj me kujë!
E me ma pa ngjyrën e lotit!
Meqë jam rrit me tjetër ujë!

I dashur mik, që më sulmon!
E shumë t’paqena ngre në hava!
Me armë mesjete e sociale!
Po don dhe shpirtin me ma vra!

I dashur mik, që do me m’tall!
E s’ma kursen t’ëmblën shpoti!
Që m’bën të ndihem emigrant!
Ndonëse shqip unë, shqip edhe ti!

I dashur mik, që s’di mëshirën!
Ndonëse ti falesh n’kishë a xhami!
Vallë edhe zotin do ta anatemoje?
Po t’kish ardh vizitë në shtëpi?!

̧

@NewsIn.Al

Exit mobile version