Idhomeno Kosturi
I vetmi kryetar legjislativi i vrarë në detyrë është Idhomeno Kosturi. Ai ishte deputet i Korçës në zgjedhjet e 1 tetorit 1943. U zgjodh kryetar i Kuvendit më 25 tetor 1943. Këtë detyrë e ushtroi pak ditë, pasi u vra në Durrës më 5 nëntor 1943 nga Kolë Laku.
Kryetari pasardhës i Parlamentit, Mihal Zallari, propozoi sheshi para parlamentit të merrte emrin e Idhomeno Kosturit. Pikërisht në atë shesh u var atentatori, pasi u dënua nga Gjykata Politike, disa muaj më vonë.
Gjatë zhvillimit të gjyqit, atentatori mëtoi se i kishte nënshkruar pohimet në hetuesi në kushtet e torturës së ushtruar. Dënimi i tij me vdekje u la në fuqi nga Këshilli i Naltë më 8 mars 1944. Në hetuesinë e zhvilluar Laku pohoi se bënte pjesë në celulën komuniste të “Stamlesit” në Durrës, ndërsa me atentatet atje merrej një grup i përbërë nga disa persona.
Në foto nga e majta, kryesia e Kuvendit: Mark Gjomarkaj (nënkryetar), Idhomene Kosturi, Rexhep Krasniqi (nënkryetar). Poshtë dallohen dy nga katër regjentët: Atë Anton Harapi dhe Mehdi Frashëri. (Kastriot Dervishi)
@NewsIn.Al

