Home Aktualiteti Ilir Kulla: “Miqve te mi virtuale dhe reale me pyesin pse s...

Ilir Kulla: “Miqve te mi virtuale dhe reale me pyesin pse s marr pjese ne Proteste“?

Screenshot

Nje pjese e miqve te mi virtuale dhe reale me pyesin pse s marr pjese ne Proteste ! E thjeshte sepse une nuk jam pjese e asaj proteste, nuk perfaqsoj ata njerez, nuk kam qene kurre per politike populiste, sepse kam qene dhe jam pjese e nje grupi njerezish qe i ka nxjerre ata te rinj dhe te reja atje, here nga injorimi i problemeve te tyre, here nga moskuptimi i nje bote tjeter qe s eshte e jona, here nga moskuptimi i halleve te Tyre, pavaresisht se jetojme ne te njejten shoqeri. Nuk jam naiv te mos e kuptoj qe protestuesit kerkojne ndryshimin e nje sistemi i cili me dashje pa dashje me perfshin dhe mua, me faj osé pa faj me deshire osé pa deshire. Une hyj tek ata njerez te cilet aktivitetin e tyre politik dhe publik e kane bere ne Levizje Rinore politike sic eshte FRESSH, parti politike sic eshte PS dhe media vendase dhe nderkombetare. Kam patur dhe kam shume miq ne te gjitha krahet politike, kemi bere gjera te mira sic kemi njohur dhe jo pak deshtime ne keto 3 dekada pluralizem politik. Kam patur dhe kam gjithnje mendimin tim gje qe jo gjithnje me ka ndihmuar sepse s me ka lene te jem Minister osé ndonje gje tjeter, por me ka dhene avantazhe te tjera shume te medha te cilat i kam jetuar here me sukses e here me deshtim, por suksesi dhe deshtimi jane moter e vella ne jete. Le te kthehemi te protestat, ato shendoshin shoqerine e aq me teper kur jane paqesore si keto tonat. Shendoshin dhe vete partite, e kishit imagjinuar ndonjehere Dr.Berishen ti jape te drejte dikujt… kurre askujt e megjithate turmes qe bertet Berisha ne burg, ka filluar ti thote, ka te drejte , rinia ti degjojme kerkesat e tyre, sepse e ka kuptuar qe ajo shtepia e tij e ngritur prej 35 vitesh qe s nxjerr me njerez ne shesh gjendet perballe kercenimit real te asgjesimit politik. Po Kryeministrin e degjuat qe i tha Kryebashkiakeve te vet rrogen e merrni te njerezit ne qytetet Tuaja e shtepine dhe jeten e beni ne Tirane… ketu ka qene dhe me pare e ata ketu i kane patur shtepite dhe me pare por vetem tani qe dolen njerezit ne rruge e pare dhe e degjuam Kryeministrin t ja thoshte “te zgjedhurve” te emeruar te tyre, po ashtu dhe deputeteve. Sigurisht qe une mendoj qe jo cdo delir i thene ne shesh, jo cdo budallallek ka vend e duhet degjuar. Megjithate qe te lene tangerllekun e bllokut e te shkojne te qajne e te zgjidhin hallet e miletit, nga Kamza e Paskuqani, nga Krraba e Kombinati, nga Policani e Fushe Arrezi, nga Kurbini e Leskoviku, e cdo vend tjeter nuk eshte te dorezohesh po eshte detyre dhe duhet bere me perunjesi. Qe populizmi politik te mos e coje vendin ne anarki nuk duhet ta kerkojme te sheshi po tek rrenjet e problemeve, aty ku i gjen fjala vjen deputeti opozitar nga Lushnja Saimir Korreshi, i cili per shkak te kesaj sjellje dhe faktit qe jeton ne Lushnje ngjall xhelozine e kolegeve te Tij dhe te partise se Tij po aq sa edhe te maxhorances. Ndaj per ata qe mendonin se Protesta do zgjaste sa cudia me madhe do zgjaste 3 dite, per ata tjeret qe mendojne se Politike dmth vetem te jesh Minister se ndryshe shkon dhe ankohesh neper ambasada, dhe per ata tjeret qe dikur prisnin fundin e muajit te blinin ndonje gje, dhe per ne te medias qe jemi autosugjestionuar duke na u dukur vetja qendra e Botes nga wiew e like ne konkurence me njeri-tjetrin eshte koha per nje reflektim te thelle shume te thelle sepse ata qe kane dale atje jane njerezit tane, jane NE para shume vitesh, s kane nje atdhe tjeter ku te shkojne kjo eshte shtepia e tyre, jame ata qe do na paguajne pensionet pas 10 apo pak me shume vitesh me punen e tyre, jane ate qe e duan kete vend ndoshta dhe me shume se ne, jane ata me te cilet do bashkejetojne femijet tane. Keshtu qe me kembe ne toke, zemren plot dhe gojen e embel ka vend per te gjithe e mbi te gjitha me pak me shume dashuri per njeri-tjetrin ! Pra le ta degjojme mirekuptojme Popullin e sheshit !

@NewsIn.Al

Exit mobile version