Home Aktualiteti Internet falas në 61 bashki…Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do...

Internet falas në 61 bashki…Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…

Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…

Në të 61 bashkitë e vendit kanë përfunduar pikat e internetit publik në kuadër të iniciativës “WI-FI” falas të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Gjermania.

Nga zonat malore deri në bregdet dhe nga qytetet e mëdha te bashkitë më të vogla, qytetarët dhe vizitorët tashmë mund të kenë akses në rrjete publike Wi-Fi falas njësoj siç aksesojnë qytetarët europianë në shtete të ndryshme.

I ngarkuari me punë i BE-së në Shqipëri, Andre Rizzo e cilësoi këtë projekt si një tjetër hap konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, ky është një tjetër hap konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke nxitur përfshirjen digjitale, përmirësuar ndërlidhjen dhe afruar gradualisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor me ekosistemin digjital të BE-së dhe Tregun e Vetëm Digjital”, u shpreh Rizzo.

● Rrjete publike Wi-Fi falas

Iniciativa “WiFi4WB” synon të krijojë pika publike aksesi Wi-Fi falas në deri në 500 bashki në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Programi mbështetet në modelin e WiFi4EU, përmes të cilit Bashkimi Europian ka investuar 130 milionë euro për krijimin e rrjeteve publike Wi-Fi në rreth 9 mijë bashki të vendeve anëtare të BE-së.

@NewsIn.Al

 

Exit mobile version