KreuAktualitetiIrfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë familjarisht

Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë familjarisht

Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë familjarisht

Botuesi i News24 dhe Panorama Group së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24.

Avokatët e familjes Hysenbelliu do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen.

Familja Hysenbelliu rikonfirmon mbështetjen e plotë për gazetarët dhe stafin e News24 dhe Panorama Group, duke i inkurajuar ata të vijojnë të pashqetësuar punën e tyre fisnike në raportimin e lajmit dhe denoncimin e korrupsionit

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit