Home Aktualiteti Ish-agjenti Jeton Lami ‘kyç’ gojën para hetuesve. Prokuroria e Kurbinit asgjë për...

Ish-agjenti Jeton Lami ‘kyç’ gojën para hetuesve. Prokuroria e Kurbinit asgjë për zhdukjen e Ervis Martinaj

Ish-agjenti Jeton Lami ‘kyç’ gojën para hetuesve. Prokuroria e Kurbinit asgjë për zhdukjen e Ervis Martinaj

Jeton Lami nuk ka pranuar të flasë në lidhje me lëvizjet e fundit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj para zhdukjes me datë 9 Gusht të këtij viti.

Sipas BW, ai ka refuzuar të japë shpjegime para hetuesve, edhe pse mund të konsiderohet si personi i fundit që e ka parë Martinajn para se të zhdukej, pasi e transportonte me automjetin e tij.

Në këto kushte, prokuroria e Kurbinit ka vendosur të shtyjë edhe për tre muaj afatin e hetimit për Lamin.

Nga ana tjetër prej mëngjesit të sotëm policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Martinajt në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit.

A duhet të rrija dosja më e nxehtë e krimit në prokurorinë e Kurbinit?  Nëse kjobdosje nuk është për ne SPAK, çfarë tjetër është më e rëndësishme në fushën e krimit?

@NewsIn.Al

Exit mobile version