Tang Renjian, ish-ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale i Kinës, u dënua me një dënim me vdekje me kusht, për ryshfet nga një gjykatë në provincën Jilin.
Sipas raportimeve, Tang kishte marrë ryshfete në para dhe pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 268 milionë juanë (rreth 37.6 milionë dollarë) gjatë periudhës 2007-2024, në pozicione të ndryshme drejtuese që mbajti gjatë karrierës.
Gjykata e Changchun vendosi pezullimin e dënimit me vdekje për dy vite, duke marrë parasysh faktin që Tang pranoi fajin dhe rrëfeu veprimet e tij korruptive.
Tang u përjashtua nga Partia Komuniste e Kinës në nëntor 2024, gjashtë muaj pasi komisioni antikorrupsion nisi hetimet ndaj tij dhe ai u shkarkua nga detyra.
Nëse për dy vjet nuk bën asnjë gabim, dënimi me vdekje i kthehet në burgim të përjetshëm!
@NewsIn.Al

