Home Aktualiteti Ishte në hetim nga SPAK, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit...

Ishte në hetim nga SPAK, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Screenshot

Ishte në hetim nga SPAK, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Jonaid Myzyri, është emëruar në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila paraqiti dorëheqjen nga detyra.

Kujtojmë që Myzyri ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik. Emri i tij është përmendur në një hetim të SPAK-ut lidhur me procedurat e tenderëve të zhvilluara gjatë viteve 2020-2023.

Hetimi është fokusuar te dyshimet për mungesë gare në disa procedura prokurimi, ku në një pjesë të rasteve rezultonte pjesëmarrëse vetëm një kompani, ndërsa në raste të tjera subjektet konkurruese dyshohet se janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

@NewsIn.Al

Exit mobile version