Itali: Juventus në krye, mund Leçen 3-0
Me dy golat e shënuar, Vlahovic arriti në 11 në “scudetto” dhe u ngjit në vendin e dytë mes golashënuesve.
Në Via del Mare të Leçes pas një pjese të parë pa gola, Dusan Vlahovic hyri në aksion, duke shënuar dy herë në dhjetë minuta dhe dërgoi “. Juve” në krye të renditjes me një fitore 3-0. Me këto gola, sulmuesi serb 23-vjeçar arriti në 11 në “scudetto” dhe u ngjit në vendin e dytë mes golashënuesve, pas Lautaro Martins të Interit (18). Rezultati përfundimtar është bërë pak para fundit nga Bremer.
@NewsIn.Al
