Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiJA EDHE FISHTA PËR KORÇËN …

JA EDHE FISHTA PËR KORÇËN …

JA EDHE FISHTA PËR KORÇËN :

“Nder të gjitha qytetet e Shqipnís – mbas mendimit tem – Korça âsht ajo kû frymzimi i qytenís okcidentale paraqitet mâ haptas e jo krejt si nji bimë ekzotike. Në Korçë ké fort pak rrugaca (impas) e rrugat, edhè në mos kjoshin gjithkund të drejta e të shtrueme, janë të krahazueshme me ndërtesa, shêji qi mbrendë nuk zotnon aq fort mosbesimi ndermjet bashkëqytetasve, prà shêji që aty ka qytetní; pse qytetnija, së pari, bazohet n’socjabilitet të qytetasve. Mbasandej në Korçë gjen edhè sod asish që interesohen per të mirë të pergjithtë, kush tue ngrefë me mjete të veta a nji shkollë, a nji kishë, a ndonji smuetore, a ndoj bibliotekë qytetse etj. Kà edhè shumë asish që kanë krye msime të nalta jashta Shqipnijet, posë se kà shumë asì tjerësh që per punë kanë kerkue boten mbarë e s’kanë ndêjë mshilë në vend të vet si zogu i pulës në gzhojë të voes. E mbasandaj: e po kû shef njeti në Shqipní arët e livadhet pa shtigje e gardhiqe, per pos se nder rrethina të Korçës? Kjo âsht – mos tjeter – përshtypja që mue m’ká bâ qyteti i Korçës”.

Nga: Gjergj Fishta, Nji udhëtim në Turkí të ré, në “Hylli i Dritës”, 1931-1932.

(fb a.p. &j&)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments