Ja t’ju pyes unë: si “fabrikohen” idhujt, modelet për t’u marrë shembull që popullojnë gjithë ëndrrat e brezave të sotëm?
Si ka mundësi që idioti më i rëndomtë, vajza më dekurajuese, gazeta dhe programi televiziv më i neveritshëm mund të transformohen në “Zot”?…Tërheq pas vetes më shumë shpirtra në një ditë se Jezu Krishti në 2000 vjet! …
Dhe sa më idiot, sa më nul e i parëndësishëm është idhulli i përzgjedhur, aq më shumë gjasa ka të fitojë zemrën e turmave, …sa më shumë reklamë t’i bëhet nulitetit (pavlefshmërisë) të tij, aq më tepër pëlqehet e kthehet në idhull.
Janë sipërfaqet e lëmuara, ato që marrin bojë më mirë…
“Jua them unë juve , njerëzve të vegjël , të shtypur , të vjedhur , të djersitur , të këputur , të gënjyer , të mashtruar , dele të përulura ndaj kasapëve , ju paralajmëroj , nëse pushtetarët fillojnë t’ju duan , kanë në plan t’ju shqyejnë e bëjnë copë…ky është sinjali…është i pagabueshëm…”
Me “dashuri” fillon gjithçka .

Louis-Ferdinand Cèline
@NewsIn.Al
