Home Uncategorized “Ju më pyesni se si u bëra një i marrë”. Ja se...

“Ju më pyesni se si u bëra një i marrë”. Ja se si ndodhi:

Ju më pyesni se si u bëra një i marrë. Ja se si ndodhi: Një ditë, shumë kohë përpara se të lindnin shumë Zota, u zgjova nga një gjumë i thellë dhe pashë se të gjithë maskat mi kishin vjedhur – të shtatë maskat që kisha mbajtur në shtatë jetët – dhe nisa të rend pa maskë nëpër rrugët e tejmbushura, duke thirrur: “Hajdutët, hajdutët, hajdutët e mallkuar”.
Burra e gra qeshnin me mua, dhe disa rendën drejt shtëpive, nga frika ime.
Dhe kur mbërrita trek tregu, një djalosh që rrinte ulur mbi çati thirri: “ai është i marrë”. Ngrita kokën që ta shoh. Dielli ma puthi fytyrën për herë të parë. Për herë të parë Dielli ma puthi fytyrën, dhe shiprti im u mbush me dashuri për diellin, dhe unë nuk doja më të mbaja maska. Dhe si në gjendje trance, thirra fort: “Të bekuar, të bekuar janë hajdutët që më vodhën maskat e mia”.
Kështu u bëra një i marrë.
Dhe kështu kam zbuluar edhe lirinë e vetmisë, edhe sigurinë nga të qënurit i kuptuar prej njerëzve, sepse ata që na kuptojnë, skllavërojnë diçka brenda nesh.
Por lejomëni të mos jem shumë krenar për sigurinë time. Edhe një hajdut në një burg është i sigurtë nga një tjetër hajdut. *Kahlil Gibran*

@NewsIn.Al

Exit mobile version