KALI DHE GOMARI
Fabul nga Bledar Gramo – artist, Ikonograf.
Një kalë i bardhë , plot nur e hir
Takon gomar , që bën sehir
Muhabetin seç e zënë,
shokë për kokë seç na u bënë.
Ngrihet kali , i bën ftesë
Këtij gomari, shok për besë .
Në shtëpi të pres or mik
Të shijojmë dy a tri ditë.
Softën shtruar ky kal bardhok
Për gomar që nuk ka shok.
Ulen , ngulen ,rehatohen
Muhabetit seç i shtrohen.
Hanë e pinë, me gotat plot
hamëtarë që s’ ka në botë.
Kalon koha, dhe nuk thotë ik
por erdhi ora për me u ngrit .
Pasi çohet ky mik i shtëpisë
Rrugës për në derë të avllisë
Syri tij , fillon të shndrisë.
Tek ca foto ,tek ca grada
Tek ca kupa e dekorata.
Ç’ jane këto , o kalë i mirë
Që në mur na i ke shtrirë ?
Çmime , grada , miku gomar .
Nëpër gara i kam marrë.
Kam vrapuar , kam garuar
Çmime plot , pa numëruar.
Seç qafohen , përgëzohen
Besën japin , prapë do takohen.
I sajdisur gomari ndjehet
Kalit do, që ti shpërblehet.
Dhe i çon vërsnikut ftesë
Ftesë , vërtetë për të lënë mbresë.
Çohet kali i gëzuar
Ftesë gomari, shumë lumturuar.
Niset për të na nderuar
Mikun buzëbardhë , që qoftë lëvduar.
Dhe na ulen në tavolinë
S’ kishin zili as perëndinë.
Gosti të tillë nuk ishte parë ,
Ti bije botës anë e mbarë.
Por si çdo gjë , e ka një fund
Duheshin ngritur , nesër për punë.
Dhe rruges kalit , duke dalë në derë
I zënë syte një foto me vlerë.
Çudi e madhe , bën kalë i mbarë
Tek sheh me vija , mikun gomar,
në atë foto , të bukur shumë
Por lidhje s’ bën , s’ po jep dot dumë.
Në fakt gomarit shumë i shkon,
Por më shumë zebres i ngjason.
Niset gomari të shpjegojë ,
ate që kali smund ta kuptojë
Eh Miku im, eh mik i mirë
Çdokush si ti , do kish dëshirë
Të ish si unë, gomar i rëndë
Me himne, bejte , edhe me këngë.
Ajo foto tregon shumë
Flet për mua , flet për një punë
Flet per kohët, kur isha dikur
Luaja me JUVEN , s’ të bëja për burrë .
Bledar Gramo artist, Ikonograf.