Miallaq Andrea, miku im.
Llaqin sic e thërresim ne korcaret, e kam njohur qysh nga vitet 75, nje djale elegant i gjate, i veshur me shije. Mbaj mend kishte nje pardesy boje krem, me sa mbaj mend, si dhe mberthyer me nje kollan rreth belit. Nuk kisha konkretisht njohje me te, por si korcare dhe pak a shume jetonim ne te njejten zone te korces. Une tek Lagja2 dhe Llaqi ne lagjen 3, njiheshim dhe pershendeteshim rruges.
LLaqi eshte nje nder ikonat e qytetit tone te Korces, ne muziken e serenates korcare. Ai ka sjelle mjaft kenge serenate dhe i ka kenduar ato me mjeshteri sic di te kendoje nje korcar. Me pas Llaqi pati nje problem shendetsor, por per shkak te diktatures, ketij djali te ri, nuk ju dha mundesia te kurohej ne nje klinike te specializuar jashte vendit. Ky ishte rregjimi ku jetonim. Por Llaqi nuk e ndali kurre kengen dhe artin e tij. Ai vahdoi dhe vazhdon te sjelle ne arkivin e serenates, mjaft kenge.
Ne vitet e para te demokracise, Llaqi me fton ne nje reciltal te tijin, por kete radhe pa censure dhe me mjaft energji te reja. Ishte vertet nje bashkepunim mes miqsh e shokesh, ku besoj beri qe ky recital te korrte sukses.
Me pas me Llaqin takohemi ne Worchester MA. ketu ne USA. Mar nje telefonate ku me thuhej se ka erdhur LLaqi, dhe komuniteti shqitpar atje qe eshte ne mase te madhe korcar, deshin qe te benim nje koncert ne ambjentet e kishes orthodhokse shqitpare. Atehere bashke me shokun tim Ylli Nashin, nje tjeter kitarsit i viteve te hershme dhe i talentuar, nisemi drejt Worchester per te takuar Llaqin, dhe per te improvizuar nje koncert. Atu mundem te bejme nje formacion te vogel orkestral, ku isha une me Ylli Nashin, Jani Kotnanin dhe Rroza Suxhon. Edhe pse kisha nje detyre pak te veshtire, pasi duhej ta udheheiqja kete formacion te vogel orkestral. I cili u ngrit brenda dites, dhe me intuiten muzikore ja arritem qe ta benim koncertin. Ajo salla e kishes, me nje skene te lezecme, ishte mbushur plot, aq sa nuk kishe ku te hidhje lekun.. haha Dhe Koncerti doli shume i bukur. Ishte si nje nate korce nen aromen e rrogoveckave. Shume korcare te ikur nga vendi i tyre, permes kengeve te Llaqit, “erdhi ne Korce” dhe ndjeu aromen e serentaes, kujtime, brenga, ndarje dhe takime e perqafime. Secili ishte ne endren e tij, dhe nuk deshte te mbaronte kurre ajo nate mbushur me kaq nostalgji. Ja pra artisti te sjell ne te tilla ndjesi permes kenges dhe artit te tij mjaft popullor.
E kutjoj gjithmone kete recital, dhe Llaqin, shume optimist, i qeshur, dhe shpesh here me shaka ne goje.
Miqt e mire gjithmone respektohen, andaj dje mbrema Llaqi erdhi me nje tjeter recital ne Korce, ku ai perseri me muziken e tij, kenaqi zemrat e korcareve. Ashtu optimist si dikur, ai ja doli te sjelle rrisi te reja ne interpretimet dhe kenget e tij.
Llaqi ndodhem lark miku im, dhe nuk munda ta shoh recitalin tuaj, por jam i sigurte se suksesi ju ndjek gjithnje.
Ju pershendes dhe uroj Zotin te jete bekim ne ju dhe familjen tuaj.
Suksese Llaqi ne rrugetimin tuaj artistik..
Boston MA:5.21.23.
Petrika Agolli
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
@NewsIn.Al


