Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKapen në fabrikë kanabisi në Angli, dënohen me burg dy vëllezërit shqiptarë...

Kapen në fabrikë kanabisi në Angli, dënohen me burg dy vëllezërit shqiptarë (Emrat)

Dy vëllezër shqiptarë janë dënuar nga drejtësia britanike pasi u kapën duke drejtuar një fabrikë të sofistikuar kanabisi në West Lothian, me vlerë rreth 3 milionë paund.

Bëhet fjalë për Armend Abrahimi (28 vjeç) dhe Eli Abrahimi (30 vjeç), të cilët u arrestuan pas raportimeve për një erë të dyshimtë që vinte nga një njësi industriale në zonën e West Calder në shtator 2024.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi 733 bimë kanabisi brenda ambienteve, ndërsa një kontroll i mëvonshëm në një pronë të lidhur me njërin prej tyre çoi në zbulimin e edhe 160 bimëve të tjera.

Sipas hetimeve, objekti ishte përshtatur në mënyrë profesionale për kultivimin e drogës, me dritare të errësuara dhe ndërhyrje në sistemin elektrik. Brenda ishin instaluar pajisje të avancuara si ndriçim special, ventilatorë dhe filtra ajri për rritjen e bimëve.

Të dy vëllezërit pranuan fajësinë dhe u lanë në paraburgim në pritje të shpalljes së dënimit përfundimtar, që pritet në qershor.

Gjatë operacionit u sekuestruan para cash, telefona dhe prova të tjera që i lidhnin ata me aktivitetin e paligjshëm.
Autoritetet zbuluan gjithashtu se të dy kishin probleme me statusin e tyre të emigracionit në United Kingdom. Njëri prej tyre ishte i detyruar të largohej nga vendi, ndërsa tjetri ishte azilkërkues i refuzuar dhe më parë i dënuar për trafik droge.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments