Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKokë apo Pil ? Askush nuk e dj se çdo të ndodhë...

Kokë apo Pil ? Askush nuk e dj se çdo të ndodhë nesër?!/ Ilir Jano

Çfarë ka vlerë?!
Jemi i vetmi vend i botës që nuk gjejmë dot një gjykatës të denjë për në Gjykatën Kushtetuese, që të plotësojmë numrin tek (9) për të pasur një vendim pa shenjë barazimi në mes?

Sa kohë ka që Gjykata kryesore republikës lihet e pa plotësuar?
Mungesë vëmëndje?
Nuk ka gjyqtarë të aftë?
Apo duan ta lenë kështu?!

Në çdo vend të botës, për çdo lloj vendimi ka një juri me numër tek personash që votojnë… kudo, në çdo fushë të jetës dhe për këtë nuk bëjnë lëshime!
Si ka mundësi që këtu në Gjykatën nr:1 të vendit na qënkan vetëm TETË gjyqtarë të aftë dhe nuk gjendet një i “rënë nga qielli” për t,ju bashkuar!?

E dini përse e drejta është gjithmonë pak e shtrembër?
Sepse të gjithë ata që e thonë, e pjerësojnë “pakëz” në anën e tyre, kanë thënë të parët tanë… dhe kjo është aktuale!

Askush nuk e dj se çdo të ndodhë nesër?!

Kokë apo Pil?!

U bë parashikimi i politikës si parashikimi i motit…
“Ngrohtësia globale” na ka prekur kudo!

A kanë mbetur akoma idealistë në këtë vend?

Sot “idealisti” nëpërkëmbet e as nuk besohet më, thotë usta Dhori…
Merita e puna shndërohet në një budallallëk të madh, rruga e paaftësia të përqesh, zbatimi i rregullit = një tabu, kriteri i vlerave ka hyrë në vorbullën e opinioneve bajate e të rëndomta, standardi nuk ekziston, gjithkush bën çfarë e si të mundet…
E vërteta për çdo ngjarje politike apo çështje të drejtësisë ka mbetur e nëpërkëmbur në studiot televizive, ku çdo njeri tashmë i kupton analistët “e pavarur” sapo shikon panelin e mirëpaguar…
Nuk ka dy të vërteta… ajo është një e vetme, strukur në “ishull” dhe e izoluar, atje ku kaosi i mendimit e veprimit është vrastar, askush e asgjë në vendin e vet!

Mbase mungon dhe Zoti

Ilir Jano – Korçë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments