Home Aktualiteti Korçë/ Vrasja e 20-vjeçarit, policia në ndjekje të autorit: Konflikti kishte nisur...

Korçë/ Vrasja e 20-vjeçarit, policia në ndjekje të autorit: Konflikti kishte nisur më herët

Screenshot

Korçë/ Vrasja e 20-vjeçarit, policia në ndjekje të autorit: Konflikti kishte nisur më herët

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, pasditen e sotme në Korçë. Sipas Policisë, konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar kishte nisur më herët dhe është përsëritur ditën e sotme, duke përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve, Drejtues Sejfulla Metko, deklaroi se konflikti i parë ka ndodhur rreth orës 14:00, në afërsi të një lagjeje tjetër, ndërsa më pas situata ka precipituar pranë banesës së viktimës.

“Rreth orës 16:30 në lagjen 15 të qytetit të Korçës kemi marrë njoftim për ngjarje kriminale të ndodhur. Ka agravuar me një viktimë me inicialet J.Z. Kemi person të dyshuar që jemi vënë në ndjekje”, tha Metko.

Sipas tij, autori i dyshuar ka përdorur një kallashnikov, ndërsa në momentin e ngjarjes viktima ka pasur një thikë në dorë.

“Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të një lagje tjetër, më pas precipitoi në afërsi të banesës së viktimës, ku kemi pasur përdorimin e armëve të zjarrit. Më pas autori është ngjitur rreth 15 minuta, nga dëshmitarët, në drejtim të varrezave, jemi në ndjekje të tij”, u shpreh Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve.

Policia vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një konflikt të mbartur prej kohësh, i cili ditën e sotme ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.(Kolibri.Al)

@NewsIn.Al

Exit mobile version