Kredi 98.75 milionë euro nga BERZH për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës

34

Linja hekurudhore Vore – Hani i Hotit shënon projektin e dytë të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri, si pjesë e një strategjie kombëtare për përmirësimin e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve hekurudhore në të gjithë vendin.

Në të njëjtën kohë, ajo promovon ndërlidhjen dhe marrëdhëniet ekonomike me vendet fqinje – në këtë rast, me Malin e Zi, për të ndjekur seksionin e parë hekurudhor të Korridorit VIII që lidh detin Adriatik me Detin e Zi.
Ky projekt është investimi i dytë i Bankës në infrastrukturën hekurudhore në Shqipëri, pas një kredie prej 36.9 milionë eurosh për seksionin Tiranë-Durrah, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër. Investimi është bashkëfinancuar me një grant investimi prej 35.5 milionë eurosh nga BE-ja nëpërmjet WBIF dhe Qeverisë së Shqipërisë.