Krenari korçare: Dr. Misto Nuke / Nga Petrika Tollkuçi
Më 16 shkurt 1999 ndërroi jetë Dr. Misto (Themistokli) Nuke – një nga figurat më elitare të mjekësisë shqiptare, i njohur edhe si themeluesi i Pavionit të Kardiologjisë në Spitalin Civil të Korçës.
I arsimuar në Liceun Francez dhe më pas në Bullgari, ai shërbeu si mjek, drejtues dhe organizator i përkushtuar në disa institucione shëndetësore, duke u bërë për shumë vite shef i kardiologjisë në spitalin civil të qytetit.
I njohur për thjeshtësinë, komunikimin e ngrohtë dhe përkushtimin e palodhur, Dr. Misto mbeti në kujtesën e pacientëve si një “babaxhan” i dashur. Ai zotëronte disa gjuhë të huaja dhe punoi deri në pension në shërbim të komunitetit.
Një jetë në shërbim të njeriut, një emër që mbetet pjesë e historisë së mjekësisë në Korçë dhe më gjerë.
#keshilliqarkutkorce #personaliteteteshquarateqarkutkorce
@NewsIn.Al
