Home Aktualiteti Kryemadhi shkon në SPAK: Më thanë “të mos vi më”…

Kryemadhi shkon në SPAK: Më thanë “të mos vi më”…

Kryemadhi shkoi sot në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Me humor përballë gazetarëve, ajo tha: “Unë nuk vij më… më thanë mos hajde se kush të duron ty”.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi theksoi se hetimet ndaj saj dhe familjes janë të pabaza. Ajo nënvizoi se mbi 100 dëshmitarë të marrë në pyetje nuk kanë dhënë asnjë dëshmi që e implikon atë apo Ilir Metën.

“Deri tani janë thirrur mbi 100 persona si dëshmitarë dhe asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë që më implikon mua, zotin Meta apo të tjerë. Çudia është se sipas SPAK, vepra penale që më ngarkohet mua dhe nënës time lidhet me një kredi të marrë në vitin 2010, e cila është shlyer brenda një periudhe 4-5 vjet nga ana ime dhe për vetëm 9 muaj nga mamaja ime, përmes të ardhurave të tjera të ligjshme”, u shpreh ajo.

Javën e shkuar, SPAK njoftoi se kishte mbyllur hetimet për Monika Kryemadhin, nënën e saj dhe Ilir Metën dhe dërgoi çështjen për gjykim. Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi kanë përdorur pushtetin për të favorizuar biznese

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version