Home Aktualiteti Kryeministri dhe Kryeparlamentari monarkist që komunistët e vdiqën në burgun e Burrelit

Kryeministri dhe Kryeparlamentari monarkist që komunistët e vdiqën në burgun e Burrelit

KOÇO NAUM KOTA/ Korçë – 5 Maj 1886 – Burrel – 1 Shtator 1947!
Kryeministri dhe Kryeparlamentari monarkist që komunistët e vdiqën në burgun e Burrelit

Koço Kota, lindi më 5 maj të vitit 1886 në qytetin e Korçës!

Kota-t ishin familje e madhe shqiptare dhe përfaqësonin borgjezinë tregëtare në Korçë, Tiranë, Berat e Aleksandri të Egjiptit. Koço Kota studioi në Universitetin e Athinës për shkenca social politike, administrim shteti dhe mësuesi. Veprimtarinë patriotike, shtetformuese e politike të Burrit të Shtetit Shqiptar Dr.Koço Kota, u vlerësua nga Institucionet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë:
• Me Dekretin Nr 1008 datë 18.01.1995, me Dekoratën “Për Veprimtari Patriotike të Klasit I”, me motivacionin “Për veprimtari të shquar patriotike në organizimin e mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit Kombëtar të Lushnjës”, propozuar nga Indtituti I Historisë në Akademinë e Shkencave.
• Me Dekretin Nr 8803 datë 24.11.2014, me Dekoratën “Nderi Kombit”, me motivacionin “Në shenjë nderimi të thellë për veprimtarinë dhe ndihmesën e vyer atdhetare e politike në shërbim të Atdheut dhe popullit shqiptar, si dhe në vlerësim të heroizmit dhe qëndresës të paepur përballë egërsisë së diktaturës komuniste”, propozuar nga Federata Panshqiptare “VATRA”.
Veprimtaria Patriotike 1912-1920
• Në 28 prill 1912, Koço Kota është bashkthemelues i Federatën Panshqiptare “VATRA”.
• Në 28 Nëndor 1912, ndodhet në Vlorë ditën e ngritjes së flamurit kombëtar dhe shpalljes së Mëvehtësisë nga Ismail Qemali. Në qeverinë e Ismail Qemalit, caktohet kryesekretar i ministrisë Arësimit.
• Në vitin 1914, në qeverinë e Princ Widit, caktohet drejtor i ministrisë arsimit.
• Në 15 prill 1914, me Fan Nolin, Ahmet Zogun, Sotir Peçin, etj, themelojnë në Durrës organizatën politike “Krahu Kombëtar”.
• Në janar 1916, në qeverisjen austro-hungareze caktohet inspektor i drejtorisë arsimore.
• Në 10 dhjetor është pjesëmarrës në themelimin e “Republikës së Korçës”.
• Në vitin 1918, në qeverinë e Turhan Pashës caktohet inspektor i ministrisë arësimit.
• Në 30 prill 1919, është firmëtar i Memorandumit “Mbi Mandatin Amerikan ndaj Shqipërisë”.
• Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes zgjidhet Senator dhe mbështet grupin e senatorëve dhe delegatët e Tiranës Abdi Toptanin, Fuat Toptanin, Haxhi Ibraim Dalliu, Osman Myderizi, Sheh Ammet Pazari, Fuat Petrela, për t’a shpallur Tiranën kryeqytet të Shqipërisë.
Tiranë 1920-1939
Veprimtaria shtetformuse e shtetndërtuse
• Në 11 shkurt 1920, Senatori Koço Kota vjen në Tiranë, strehoet në shtëpinë e familjes korçare Mihal Kota dhe rregjistrohet banor i kryeqytetit.
• Në vitet 1923-1924 caktohet ministër në qeveritë Zogu, Vërlaci e Vrioni.
• Në vitet 1925-1928 caktohet ministër i P.Botore në qeverinë Zogu. Në kryrerje të detyrës shtetërore, mobilizon strukturat qeverisëse të pushtetit vendor të Tiranës, për hartimin e planeve urbane dhe zbatimin e projekteve për zgjerimin e rrugicave e rrugëve kryesore të qytetit historik, ndërtimin e rrugës Koço Kota me parametra të kohës, me trotuare dhe kanale të ujrave të bardha e ujrave të zeza dhe shtrimin e tyre me çakëll të ngjeshur me cilindra metalik, instalimin e rrjetit elektrik për ndriçimin e rrugëve kryesore, rrugën 28 nëntori, godinat qeveritare, etj., nga çentrali i shoqërisë aksionere SITA, instalimin e rrjetit të ujit të pishëm të qytetit nga burimi i Selitës, etj.
• Në vitet 1928-1939, Koço Kota caktohet nga Mbreti Zog I, Kryeministër dhe kryeparlamentar. Nga huaja italiane prej 50 milionë franga ari, qeveria Kota financoi zbatimin e projekteve për ndërtimin e aerodromit të Tiranës, hapjen e linjave Tiranë-Gjirokastër e Tiranë-Korçë, zgjerimin e rrugëve kryesore, zgjerimin e Pazarit të Vjetër, Ndërtimin e Pazarit të Ri, Ndërtimin e Lagjes së Re, ndërtimin e godinave Qeveritare, Bashkinë e kryeqytetit, aksin qendror Veri-Jug, Sheshin Skënderbej, Lulishten midis ministrive, Bankën e Shtetit Shqiptar, Godinën Radio Tirana, Bulevardin Zog I, zgjerimin e rrugës Durrësit, rrugës Kavajës, etj. shtrimi me asfalt dhe ngritja anës tyre të dyqaneve tregtare, njësive shërbimi dhe i ndërtesave për punonjësit e shtetit dhe për banorët e kryeqytetit.
• Në 7 prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Mbreti Zog I dhe qeveria e kryeministrit Kota u larguan nga Shqipëria.
• Në 1 janar 1945, Koço Kota u rrëmbye në Selanik, nga sigurimi i shtetit. Gjyqi politik i organizuar në Tiranë nga prokurori Koçi Xoxe dhe gjyqtari Bedri Spahiu, e dënoi me 30 vite heqje lirie dhe vujtjen e dënimit në burgun e Burrelit.
• Në 1 shtator 1947, pas torturave çnjerëzore, duke u shuar gradualisht nga kalbëzimi dhe etja, dha shpirt e vdiq. Sipas dëshmive të bashkvujtësve në atë burg, trupi i tij u varos në oborrin e burgut. Po sipas këtyre dëshmive, u zhvarros dhe u rivarros në atëvend, ku më pas u ndërtua stadium i qytetit të Burrelit.

Studiues i historisë
Harallamb Kota (llkotta)

@NewsIn.Al

Exit mobile version