KreuAktualitetiKryeministri Rama bën  ndryshime, Shalsi shkon drejtues në qarkun e Kukësit, Majko...

Kryeministri Rama bën  ndryshime, Shalsi shkon drejtues në qarkun e Kukësit, Majko caktohet në Tiranë

Kryeministri Rama bën  ndryshime, Shalsi shkon drejtues në qarkun e Kukësit, Majko caktohet në Tiranë

Lista e drejtuesve të Partisë Socialiste, vazhdon të pësojë ndryshime, pas çdo mbledhje që kryesocialisti Edi Rama, bën me drejtuesit e qarqeve dhe Kryesinë e PS-së.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar largimin e Pandeli Majkos si drejtues politik nga Qarku i Kukësit dhe zëvendësimin e tij me Eduard Shalsin.

Mësohet se Majko është sjellë sërish në Tiranë, për të kontribuar për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ndërkohë, vlen të theksohet fakti se në Tiranë, Rama caktoi fillimisht vetëm Ogerta Manastirliun, Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn, teksa më pas shtoi edhe Blendi Gonxhen, teksa tashmë i shtohet edhe Majko.

Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme të socialistëve, fokusi i diskutimeve ka qenë sërish vota e Diasporës, ku Rama ka kërkuar “listat” që të jenë gati, para se të nisë regjistrimi në aplikacionin e KQZ-së.

Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes, Rama ka qëndruar vetëm me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, ku kanë bërë një bisedë “kokë më kokë” dhe më pas janë larguar sërish të dy bashkë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit