I Maji është treguesi më i mirë i të ashtuquajturave Sindikata Të Pavarura Shqiptare…
I pa kush???
I degjoi kush?!
Këta janë “të pavarurit” që çirren nëpër mitingje si të tille?
Këta janë ata që pseudodemokracia i bëri milionerë dhe i vuri për të drejtuar të gjithë punëtorët në kërkim të të drejtave të tyre… janë ata që janë “askush…!”
Kush i ka parë sindikatat kur punëtorët pushohen nga puna?
Kush i ka parë sindikatat të interesohen për ata që paguhen me paga qesharake dhe pa sigurime?
Po ata që marrin rrogë si të plotë dhe një pjesë e kthejnë përsëri në punëdhënësi!?
Sa vetë pushohen nga puna, fitojnë gjyqe dhe ju kthehet paga nga shteti?! Përse shteti dhe jo ai që firmos largimin nga puna?!
Ai që shkakton dëmin, ai paguan- ky është ligji i demokracisë!
Sa shumë kërkoj… 30 e kusur vite më parë “avulluan” pronat e ish Bashkimeve Profesionale për tu kthyer në “prona private” të drejtuesve të emëruar të sindikatave!
Me pak fjalë “tapia” që ju mbylli gojën Sindikatave!
Respekt e mirenjohje për duart e arta, për ata që në themel të jetës kanë punën, nderin, pastërtinë!

@NewsIn.Al

