Home Aktualiteti Kur arti, humanizmi dhe përgjegjësia sociale bëhen një, mesazhi i shpresës arrin...

Kur arti, humanizmi dhe përgjegjësia sociale bëhen një, mesazhi i shpresës arrin më larg se çdo fjalim!

Ka kauza që nuk mund të mbështeten vetëm mbi politikat publike. Ato kanë nevojë për solidaritet, humanizëm dhe bashkimin e forcave të institucioneve, shoqërisë civile, diasporës dhe çdo qytetari që zgjedh të kontribuojë.

Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në prezantimin e veprimtarisë së organizatës “Albanians Fighting Cancer USA”, e cila prej vitesh dëshmon se angazhimi i organizatave jofitimprurëse mund të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e pacientëve dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Një emocion i veçantë ishte prania e Inva Mulës, e cila i dha këtij aktiviteti një dimension të jashtëzakonshëm njerëzor. Kur arti, humanizmi dhe përgjegjësia sociale bëhen një, mesazhi i shpresës arrin më larg se çdo fjalim!

Mirënjohje për Znj. Roberta Panariti Nashi, presidenten e “Albanians Fighting Cancer USA”, si dhe për të gjithë mbështetësit e kësaj nisme, filantropët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Mirënjohje e veçantë gjithashtu për stafin e palodhur të Spitalit Rajonal të Korçës, që çdo ditë kujdeset me profesionalizëm dhe dinjitet për qytetarët.

Lufta kundër kancerit është një përgjegjësi e përbashkët. Dhe fitoret më të mëdha arrihen kur institucionet, shoqëria civile dhe komuniteti ecin krah për krah në shërbim të jetës. 💜
Florinda Zegullaj – Prefekte e Qarkut të Korçës

@NewsIn.Al

Exit mobile version