Home Aktualiteti Kur dhuna filmohet, nuk është plagosur vetëm trupi i një vajze, është...

Kur dhuna filmohet, nuk është plagosur vetëm trupi i një vajze, është plagosur shoqëria!/Nga Gerta Nici

Kur dhuna flimohet, nuk është plagosur vetëm trupi i një vajze, është plagosur shoqëria!/Nga Gerta Nici

Prej disa ditësh po mendoj për videon e asaj vajze që u dhunua nga bashkëmoshataret e saj …
një skenë që as nuk duhet të ishte menduar e jo më të kishte ndodhur…
por ajo që më tronditi më shumë ishte fakti se dikush zgjodhi edhe ta filmonte me një krenari totalisht të sëmurë dhe të neveritshme..
sikur dhimbja e një njeriu të ishte një shfaqje, një trofe apo një kujtim i bukur për t’u ruajtur në telefon…
Kjo më bën të pyes veten ,,çfarë po bëhemi??? ku po shkon shoqëria jonë ??? a po edukojmë si duhet brezin e ri???
Kur humbasim aftësinë për të ndjerë dhimbjen e tjetrit humbasim një pjesë njerëzore …Kur poshtërimi kthehet në argëtim dhe heshtja bëhet më e fortë se ndërgjegjja nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt dhune …kemi të bëjmë me një gangrenë që po zgjohet dhe po përhapet në rrjetet sociale dhe shoqëri ….
Nuk dua të besoj që brezi ynë është I humbur ….aspak sepse kam dy djem dhe mendoj gjithmonë si nënë.
Dua të besoj se ka ende prindër që edukojnë fëmijë me dashuri ,,mësues që mbjellin respekt dhe të rinj që zgjedhin të mbrojnë e jo të poshtërojnë …
Por kjo nuk ka si të ndodhë vetvetiu ..kërkohet përgjegjësi dhe guxim për të folur sa herë që shohim padrejtësi të tilla sidomos kur bëhet fjalë për brezin e ri …
Një shoqëri nuk matet nga mënyra si trajton më të fortët por nga mënyra si mbron të pambrojturit 🥲…
Le të mos e shpërndajmë si spektakël …Le ta dënojmë ,,ta edukojmë ,,,sepse sot ishte një vajzë ,nesër mund të jetë fëmija I kujtdo prej nesh ( Zot më mbro djemtë )…
sepse pa diskutim kur dhimbja e tjetrit nuk na prek më është dita kur kemi humbur diçka shumë më të madhe se ndjeshmërinë …kemi humbur njerëzinë!

@NewsIn.Al

Exit mobile version