Home Aktualiteti Kush janë biznesmenët e pasurive të sekuestruara sot nga SPAK?

Kush janë biznesmenët e pasurive të sekuestruara sot nga SPAK?

Kush janë biznesmenët e pasurive të sekuestruara sot nga SPAK? Çiftit vlonjat i sekuestrohet televizioni, roli në grupin kriminal

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare arritën që të finalizojnë me sukses megaoperacionin e quajtur “Ura”. Pas hetimeve të thelluara mes dy vendeve, të cilat startuan që në shtator të vitit 2021, u arrit “zbërthimi” i grupit-kriminal, pjesë të cilëve ishin edhe disa shqiptarë.

Lidhur me këtë operacion të suksesshëm ka folur së fundmi edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili theksoi se u bë i mundur goditja e një prej grupeve më të fuqishme në vend.

“Një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend”, tha Altin Dumani.

Ndërkohë që ashtu sikurse raportuam dhe më herët në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 52 masa sigurie për disa eksponentë të krimit në vendin tonë, por jo vetëm. Pjesë e këtij grupi rezultoi të ishin edhe njerëz të drejtësisë shqiptare si dhe biznesmenë.

Përpos masave të sigurisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetasve: Juxhin Drazhi, Ervin Zeqiri, Elvis Doçi, Adi Çoba, Ogert Shqevi, Nexhmedin Danaj dhe personave të lidhura me ta, Nazmi Shahini dhe Algerta Fejzullahu. Pasuritë e këtyre shtetasve dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike.

Konkretisht mësohet se janë sekuestruar tre restorante në qytetin e Durrësit, një Bar Kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës.

Një nga pasuritë e sekuestruara i përket Adi Çobës. Nga të dhënat e përftuara nga QKB mësohet se Çoba është bashkëpronar në një restorant, bar-kafe në qytetin e Durrësit i cili quhet “FELIX VINUM”.

Një tjetër restorant i vënë në sekuestro i cili dyshohet se është ngritur falë të ardhurave të përftuara në mënyrë të paligjshme është dhe restoranti “Marquess” i pozicionuar në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Administrator i këtij biznesi rezulton që të jetë Ervin Zeqiri.

@Newsin.Al

Exit mobile version