Thursday, October 9, 2025
spot_img
HomeAktualitetiKush nga socialistët do futet në Kuvend në Vlorë dhe Tiranë (EMRAT)

Kush nga socialistët do futet në Kuvend në Vlorë dhe Tiranë (EMRAT)

Kush nga socialistët do futet në Kuvend në Vlorë dhe Tiranë (EMRAT)

Kryesia e Partisë Socialiste zyrtarizoi 6 emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut dhe Tepelenës.

Pas shpalljes së emrave, kanë nisur të përfliten edhe lëvizjet që do të bëhen në radhët e mazhorancës duke qenë se dy prej kandidateve janë deputete të këtij legjislacioni.

Mes emrave të konfirmuar si kandidatë për kryetarë bashkish është deputetja Ogerta Manastirliut, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj në Kuvend për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Si rezultat i zgjedhjeve të 11 Majit vendin e Manastirliut në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti, një emër i njohur kjo në radhët e socialistëve.

Ndryshime do të ketë edhe në qarkun e Vlorës, pasi Brunilda Mersini u shpall nga Bledi Çuçi si kandidate për Bashkinë e qytetit bregdetar. Si pasojë, ajo pritet të lërë mandatin e deputetes, ndërsa vendin e saj do ta marrë Briseida Çakerri.

Partia Socialiste ka theksuar se përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet e 9 nëntorit është bërë në bazë të një procesi të brendshëm vlerësimi dhe konsultimi me strukturat lokale.

Kandidatët e Partisë Socialiste në 6 bashki:

Bashkia Berat – Ervin Ceca
Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako
Bashkia Cërrik – Florenc Doka
Bashkia Mat – Altin Bojni
Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments