Ditën e sotme, Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë provizorisht në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.
Ky vendim ekstrem vjen pak orë pas pas protestës së opozitës, ku nuk u garantua siguria e qytetarëve ndërsa policia u gjend e papergatitur ne momentin kur u “bombardua” me molotov ish-vila e Enver Hoxhës.
Edhe javën e kaluar Policia bëri të njëjtën deklaratë, duke theksuar se nuk garantonte sigurinë për shkak të dhunës së protestuesve dhe opozitës.
Edhe dje protesta u zhvendos në disa pika, ku dy prej tyre ishin Policia e Shtetit dhe e Tiranës. Uniformat blu përdorën përsëri gaz helmues dhe topa uji, teksa pati edhe të lënduar.
Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.
@NewsIn.Al
