Një çift bashkëshortësh humbën tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Librazhd, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në lumin Shkumbin. Viktimat janë Arjan Yze rreth 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Majlinda Yze, rreth 50 vjeçe, nga Devolli.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:45, në afërsi të fshatit Pishkash. 55-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, në rrethana ende në paqarta, duke përfunduar në ujë.
Aktualisht autoritetet policore dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë. (TVKLAN)
@NewsIn.Al
