Lamtumirë Gjermani, për Angela Merkelin
Mes duartrokitjeve të zjarrta që zgjatën gjashtë minuta, në rrugë, ballkone dhe dritare, i gjithë vendi ushtoi nga duartrokitjet për 6 minuta — një shembull i jashtëzakonshëm i udhëheqjes dhe mbrojtjes së njerëzimit. Një përshëndetje nderimi!
Gjermanët e zgjodhën për t’i udhëhequr dhe ajo udhëhoqi 80 milionë gjermanë për 16 vjet, me kompetencë, përkushtim dhe sinqeritet. Nuk bëri deklarata boshe dhe nuk u shfaq në rrugicat e Berlinit vetëm për të bërë fotografi. U quajt “Zonja e Botës” dhe u përshkrua si e barabartë me gjashtë milionë burra.
Gjatë viteve të udhëheqjes së saj në vend, nuk u regjistrua asnjë shkelje ndaj saj. Ajo nuk emëroi asnjë të afërm në ndonjë post qeveritar dhe nuk pretendoi se ishte krijuesja e lavdisë. Nuk mori miliona dollarë për veprimet e saj, askush nuk duartrokiti performancën e saj për servilizëm, nuk mori premtime dhe dokumente boshe dhe nuk luftoi kundër atyre që e kishin paraprirë.
Merkel u largua nga drejtimi i partisë dhe ia dorëzoi atë pasardhësve të saj, ndërsa Gjermania dhe populli gjerman vazhduan të ishin në gjendje të mirë.
Reagimi i gjermanëve ishte i paprecedentë në historinë e vendit; i gjithë populli doli në ballkonet e shtëpive të tyre për ta duartrokitur spontanisht për 6 minuta rresht. Një ovacion në këmbë (Standing Ovation) në të gjithë vendin.
Gjermania i dha lamtumirën udhëheqëses së saj, e cila ishte shkencëtare e fizikës dhe kimisë, një grua që nuk u josh nga moda dhe dritat e famës dhe që nuk bleu prona, makina luksoze, jahte apo avionë privatë, ndërsa rrënjët e saj i kishte në ish-Gjermaninë Lindore.
Ajo u largua nga detyra pasi e la Gjermaninë në kulmin e lavdisë. U largua pa kërkuar privilegje për të afërmit e saj. Tetëmbëdhjetë vjet, si periudhë e përgjithshme e udhëheqjes së partisë dhe shtetit, dhe ajo nuk e ndryshoi kurrë garderobën e saj. Qoftë e bekuar kjo udhëheqëse e heshtur.
Në një nga konferencat për shtyp, një gazetare e pyeti:
“Vërejmë se ju vishni të njëjtën kostum. A nuk keni kostume të tjera?”
Ajo u përgjigj:
“Unë jam nëpunëse e shtetit, jo modele mode.”
Në një konferencë tjetër për shtyp, e pyetën:
“A keni gra që pastrojnë shtëpinë tuaj, përgatisin ushqimet tuaja dhe bëjnë punët e tjera?”
Ajo u përgjigj:
“Jo, nuk kam shërbyese dhe nuk kam nevojë për to. Unë dhe bashkëshorti im i bëjmë këto punë në shtëpi çdo ditë.”
Pastaj një gazetar tjetër e pyeti:
“Kush i lan rrobat, ju apo bashkëshorti juaj?”
Ajo u përgjigj:
“Unë i sistemoj rrobat, ndërsa bashkëshorti im e ndez lavatriçen. Zakonisht e bën këtë gjatë natës, sepse atëherë ka më pak ngarkesë në rrjetin elektrik dhe, më e rëndësishmja, duhet të kemi kujdes të mos i shqetësojmë fqinjët. Për fat të mirë, muri ndarës mes apartamentit tonë dhe fqinjëve është i trashë.”
Pastaj u tha gazetarëve:
“Prisja të më pyesnit për sukseset dhe dështimet e punës sonë në qeveri!”
Zonja Merkel jeton në një apartament të zakonshëm, si çdo qytetar tjetër. Ajo kishte jetuar në këtë apartament edhe para se të zgjidhej kancelare e Gjermanisë dhe nuk u largua prej tij. Ajo nuk ka as vilë, as shërbëtorë, as pishina dhe as kopshte.
Merkel, ish-kancelarja gjermane dhe udhëheqësja e ekonomisë më të madhe në Evropë!

Adela Dauti

@NewsIn.Al

