Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomeAktualitetiLedina Riza me kujtimet e saj për babanë dhe teatrin!

Ledina Riza me kujtimet e saj për babanë dhe teatrin!

  1. Diten e teatrit, qe eshte kaq e dashur per mua, zgjodha ta kujtoj me disa foto qe me zgjojne gjithmone ca kujtime po aq te dashura dhe te bukura si kjo dite.
    Gjeta kete foto te godines se teatrit, ashtu siç ka qene dikur, jo vetem sepse kujtimet e mia lidhen pikerisht me kohen kur ka qene keshtu, por aty majtas, ne katin e siperm ndodhet edhe shtepia ime dhe une asnjehere nuk i ndava dot. Veç kesaj, une dhe ajo godine kemi te njejten moshe dhe vitet e mia ne Korçë nuk mund t i kujtoj dot pa teatrit, pa godinen ne foto, por mbi te gjitha pa njerezit e mrekullueshem qe jepnin shpirtin brenda asaj godine.
    Nuk munda te nxjerr vetem nje foto te tim ati per ta perkujtuar kete dite dhe as do te guxoja ta beja, sepse do me dukej sikur ai do me therriste nga sheshi aty prapa teatrit, ku oshetinte zeri i tij kumbues sa mbaronte provat dhe do me ftonte te “jepja llogari” para atyre miqve te tij te mrekullueshem, qe ishin edhe miqte e familjes sime, se perse une “Lëndinka e vogel, e bukur”, siç me quajti Peroja e pastaj te tjeret me rradhe nuk i kisha kujtuar te gjithe, ata qe me deshen dhe I desha aq fort.
    Nje perqafim te madh secilit prej tyre, kudo ku ndodhen, me shume dashuri dhe mall, duke ju uruar festen. Nje perqafim te madh edhe atyre qe jane duke luajtur bukur aktin e fundit aty ne Parajse.
    Ju dua te gjitheve, ju qe me mesuat te kem shpirtin plot dhe Teatrin !

ledina Jani Riza

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments