Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiLetra që zbulon fytyrën e vërtetë të diktaturës: si u detyrua Safo...

Letra që zbulon fytyrën e vërtetë të diktaturës: si u detyrua Safo Marko t’i lutej Enver Hoxhës për jetën dhe pafajësinë e Petro Markos

Ekskluzive

Më 6 nëntor 1948, Safo Marko, gruaja e shkrimtarit dhe publicistit Petro Marko, i dërgoi Enver Hoxhës një letër ku kërkonte informacion dhe zgjidhje për fatin e tij. Petro Marko ishte arrestuar më 15 maj 1947 dhe kishte kaluar 18 muaj i izoluar në birucat e Burgut të “Armiqve të Popullit”, pa gjyq dhe pa komunikim me familjen. Vetëm pak ditë para se Safo t’i shkruante Hoxhës, ajo ishte lejuar ta takonte për herë të parë pas më shumë se një viti e gjysmë.

Letra është një dokument i rëndësishëm për historinë e pasluftës, sepse tregon mënyrën si trajtoheshin intelektualët brenda sistemit të purgimeve politike të viteve ’40, por edhe marrëdhënien e Petro Markos me regjimin: antifashist, pjesëmarrës në Brigadat Internacionale, i angazhuar pas çlirimit në shtypin e ri, por i goditur nga dyshimet dhe konfliktet e brendshme të Partisë në periudhën e Koçi Xoxes.

Sot, kjo letër që VNA e boton të plotë shërben si burim historik për të kuptuar trajtimin e shkrimtarëve, mekanizmin e izolimit pa gjyq dhe presionin politik të kohës.

https://www.vna.al/histori-te-harruara/letra-qe-zbulon-fytyren-e-vertete-te-diktatures-si-u-detyrua-i17239

I nderuar Gjeneral Kolonel
Enver Hoxha
Unë që sot po u drejtohem jam personalisht, jam gruaja e Petro Markos, Safo Markos.
Ju bëj këtë lutje:
Burri dhe shoku im Petro Marko është arrestuar më 15 Maj 1947 dhe gjer sot 6 Nëntor 1948 ay qëndron i izoluar në birucat e errëta të Burgut të Armiqve të Popullit. Me fatin e tij asgjë nuk dije deri pardje ish vdekur a gjallë, sëmurë a shëndoshë. Pardje m’u dha befas leje, pas 18 muajsh të takohen me të Ay Ka katandisur gati një kufomë, po zëri i asaj kufome ish i qartë kur nga hekurat e takimit më foli “Safo, unë jam i pastër si xhami, siç më njeh ti dhe dije se çdo ditë kam pritur gjyqin ku të dilte e drejta, të mbaronte vuajtja, gjyqin që do t’më jepte pa tjetër pafajësinë, po më kot.
Veç sot, pas kaq kohe shokët më folnë si shok si kurrë ndonjë herë më këta 18 muaj. Sot shokët më lejuan të takoj ty pas 18 muaj nga data e arrestimit!
Pse vallë?!
Dhe unë shoku Komandant iu përgjigja thjeshtë se puna ndryshoi, se fajtorët e vërtetë i dënoi Partia dhe Ti dhe Populli.

Sot zemra ime flet kështu si logjika: “Petro Marko do të dalë i pafajshëm, Petro Marko do të dalë kryelartë dhe i larë përpara të gjithëve.
Ay përmes vuajtjeve ka gjetur rrugën e vërtetë kur qe akoma shumë i ri në regjimin e Zi të Zogut, në kohën e fashizmit, ai vuajti burgje dhe internime dhe me çlirimin e Shqipërisë erdhi si atdhenë e liruar e filloi të punonte.

Shoku Komandant, ay shkruante për Ushtrinë e Kuqe me zemër dhe më lexonte mua me sy që i shkëlqenin çdo shkrim të ditëve të çlirimit dhe punës s’onë. Ay ishte gjithmonë i drejtë i pastër dhe ashtu si një fëmijë i padjallëzuar do të vdesë. Ay nesër kur të lirohet do të harrojë vuajtjet e këtyre 18 muajve dhe do të punojë siç punonte kur gdhihej tërë natën me punëtorët e Shtypshkronjës Bashkimi për radhitjen e lëndës e i drejtonte ata. Ay më ‘46-ën vuajti se shokët po i largoheshin dhe u dëshpërua. Desh të sqarohej me shokun Nako dhe Koçi Xoxe – po të dy flisnin ndryshe (siç më tregonte ay).

Po atëherë gjithë udhëheqja për ne, kishte një gjë e cila s’mund të dukej e gabuar. Sot që u nda pjesa e dobët e saj dimë dhe kujt t’ia lëmë fajin e gjithë vuajtjeve tona.

Sikur ay të kish qenë vërtet fajtor porse të mos dënohej me kohë? Po sikur ky njeri që unë e njoh të pafajshëm, e quaj si punëtor të kohës s’orës të lirë, të kishit humbur jetën?

Shoku komandant! Unë sot me zemër të drejtohem, me zemër se sot e di drejt krejt të kthej zemërimin tim për vuajtjet tona kot duke ju kujtuar se në birucat e Burgut të Armiqve të Popullit, gjendet i izoluar Petro Marko, burri im, për të cilin unë kurrë nuk dyshova të ketë faj dhe që pardje e dëgjova të më flasë me sy të pastër për pafajësinë e tij, ju lutem juve të mejtoni tani për të dhe të siguroj se ay do të jetë i velfshëm tërë jetën për Pushtetin tonë dhe popullin që ay do dhe për Partinë, rrugën e së cilës e ka pushtuar nga të parët që shumë i ri (edhe unë me të pranë do të punoj më mirë dhe do të gëzoj lumturinë pa frikë)!

Unë këto ditë do të pres më orë dhe me besim që ay do të kthehet pranë dhe unë ta ndihmoj të fitojë shëndetin dhe populli të mos na shohë më me sy të vrenjtur.
Sot dëgjova të shitej “Zëri i Popullit” dhe mu ngjeth mishi se kujtova Petron kur më thosh : “Se shkruajti të çelen zyrat e Redaksisë së Zërit të Popullit dhe unë e kam qef dhe besoj se jetë aty”.

Lirohem Shoku Komandant dhe Petro nuk do të gabojë kurrë.
Nuk do të ketë më të lumtur se ne dhe më punëtorë!

Nderime
Safo Marko

Screenshot
Screenshot

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments