Wednesday, November 5, 2025
spot_img
HomeAktualitetiLirohet ish-deputeti Alqi Bllako pas dënimit me 2.8 vite burg nga GJKKO

Lirohet ish-deputeti Alqi Bllako pas dënimit me 2.8 vite burg nga GJKKO

Lirohet ish-deputeti Alqi Bllako pas dënimit me 2.8 vite burg nga GJKKO

Gjykata e Posaçme ka dënuar ish deputetin socialist Alqi Bllako me 4 vite heqje lirie, ndërsa ai pritet të lërë po sot ambientet e burgut të Fierit pasi rezultoi se është dënuar më pak sesa koha e qëndrimit në burg.

Pas gati gjashtë orësh tërheqje për vendim, për shkak edhe të seancave gjyqësore, GJKKO shpalli vendimin për Alqi Bllakon, lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Trupa gjykuese, e kryesuar nga Rudina Palloj, e shpalli fajtor për korrupsion pasiv, për një përfitim prej 119 mijë euro, dhe përfitim tjetër prej 7 milion lekësh. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg.

Gjithashtu, Bllakos është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Me shpalljen e këtij vendimi, masa e sigurisë “arrest me burg” për Alqi Bllakon u shua, ndërsa gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments