Sokol Sanxhaktari, i cili është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, QAZIM SEJDINI, është liruar nga burgu i sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës pas katër vitesh qëndrimi. Sanxhaktari ishte dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Florian Lamçes, ngjarje e ndodhur në vitin 2022, pas një konflikti ku viktima u godit me sende të forta.
Lirimi i tij është bërë i mundur pasi ka përfituar nga amnistia penale e miratuar nga Kuvendi, sepse pjesa e mbetur e dënimit të tij plotësonte kriteret ligjore. Ai ka qenë gjithashtu i njohur për përballje të mëparshme me drejtësinë.
@NewsIn.Al

