Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMaqedonia e Veriut- Protestë për gjuhën shqipe!

Maqedonia e Veriut- Protestë për gjuhën shqipe!

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është shoqëruar me deklarata të forta lidhur me kërkesën për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe në Fakultetin e Drejtësisë.

Një prej studenteve protestuese tha se studentët shqiptarë e konsiderojnë situatën diskriminuese dhe deklaroi se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Duan të na poshtërojnë dhe të tregojnë se ata janë zot të këtij vendi e ne duhet të nënshtrohemi. Nuk ka shanse që shqiptarët të nënshtrohen në vendin e tyre. Ky është vendi ynë”, u shpreh studentja.

Sipas saj, protesta ka marrë mbështetje edhe nga studentë të fakulteteve të tjera, duke e kthyer çështjen përtej kufijve të Fakultetit të Drejtësisë.

Studentët shprehen të vendosur ta vijojnë protestën deri në adresimin e kërkesave të tyre, ndërsa studentja bëri thirrje edhe për mbështetje më të madhe nga Kosova dhe Shqipëria.

“Ne do të jemi deri në fund. Kjo betejë për ne është e fituar, por presim pak më shumë mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi ajo.

Protesta lidhet me kërkesën e studentëve shqiptarë për mundësinë e zhvillimit të provimeve në gjuhën shqipe, një çështje që ka hapur debat publik në Maqedoninë e Veriut.

(InfoPres)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments