Friday, November 14, 2025
spot_img
HomeAktualitetiMe edukatore Tashën, në kopështin ku shërbeu për 30 vjet në Radanec,...

Me edukatore Tashën, në kopështin ku shërbeu për 30 vjet në Radanec, Korçë!

Me edukatore Tashën, në kopështin ku shërbeu për 30 vjet në Radanec, Korçë!

Rikthim pas 28 vitesh në kopështin e lagjes së Radanecit në Korçë!
Sa e sa breza fëmijësh kanë kaluar nga kjo derë e dashur, sa e sa korçarë të nderuar kanë “lënë” fëmijërinë e tyre këtu…


Sa shumë kujtime thotë profesore Natasha, sa djem dhe vajza, që tashmë janë të rritur dhe kanë krijuar familjet e tyre, më kujtohen dhe sytë më mbushen me lot malli dhe nostalgjie!
Kujtoj me respekt e dashuri koleget e dashura, Afërditën , Netin, Athinanë, kuzhiniere Marjetën e plot shoqe, të gjitha punonjëset e kopështit!

Ju falenderoj për mundësinë që më dhatë për të hyrë përsëri në kopështin e dashur!

Ju lumtë për kushtet, pastërtinë dhe përkushtimin  tuaj për edukimin e fëmijëve, themeleve të jetës sonë, thotë edukatore Natasha Kote… dhe me sytë me lot largohet nga dera që për 30 vjet “e uroi” mirëmëngjes!

Sy me lot që buzëqeshin…


 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments