Me edukatore Tashën, në kopështin ku shërbeu për 30 vjet në Radanec, Korçë!
Rikthim pas 28 vitesh në kopështin e lagjes së Radanecit në Korçë!
Sa e sa breza fëmijësh kanë kaluar nga kjo derë e dashur, sa e sa korçarë të nderuar kanë “lënë” fëmijërinë e tyre këtu…

Sa shumë kujtime thotë profesore Natasha, sa djem dhe vajza, që tashmë janë të rritur dhe kanë krijuar familjet e tyre, më kujtohen dhe sytë më mbushen me lot malli dhe nostalgjie!
Kujtoj me respekt e dashuri koleget e dashura, Afërditën , Netin, Athinanë, kuzhiniere Marjetën e plot shoqe, të gjitha punonjëset e kopështit!
Ju falenderoj për mundësinë që më dhatë për të hyrë përsëri në kopështin e dashur!
Ju lumtë për kushtet, pastërtinë dhe përkushtimin tuaj për edukimin e fëmijëve, themeleve të jetës sonë, thotë edukatore Natasha Kote… dhe me sytë me lot largohet nga dera që për 30 vjet “e uroi” mirëmëngjes!
Sy me lot që buzëqeshin…



@NewsIn.Al
