Home Aktualiteti Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë,...

Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, për të dashur ata që nuk më duan…/Katerina Trajko

Kur nuk dua më, të buzëqesh me  të gjithë…

katerina trajko

Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, për të dashur ata që nuk më duan dhe për t’u buzëqeshur atyre që nuk dinë të buzëqeshin.

Ndoshta kjo nuk është ftohtësi, por një formë e vonuar e paqes me veten. Me kalimin e viteve kupton se nuk ke lindur për t’u pëlqyer të gjithëve dhe se jeta bëhet shumë e rëndë kur përpiqesh të fitosh zemra që nuk kanë vend për ty.

Nuk dua më të shtirem. Dua të jem e sinqertë me atë që ndiej, të jap dashuri aty ku ajo kthehet me dashuri dhe të ruaj buzëqeshjen për njerëzit që e meritojnë.

  • Sepse në fund, pjekuria nuk është të ndryshosh për t’u pranuar nga të tjerët. Është të pranosh veten aq shumë, sa të mos kesh më nevojë të humbasësh veten për askënd.

E madhja dhe e fameshmja aktorja, Meril Strip shprehet:
“Mua më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre. Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë. Nuk kam më deshirë të humb as edhe një minutë të vetme me genjeshtarët dhe manipulatorët. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë”&j&
Meril Strip

Selanik – Katerina Traiko

@NewsIn.Al

Exit mobile version