Home Aktualiteti Merr fund dyshimi! Del “koka” organizatore dhe drejtuese e protestave të studentëve…

Merr fund dyshimi! Del “koka” organizatore dhe drejtuese e protestave të studentëve…

Më në fund merr fund dyshimi! Del “koka” organizatore dhe drejtuese e protestave të studentëve në MV dhe ato në Shqipëri: Ka gati dhe qeverinë teknike….

Duket se veç demokratëve të Berishës dhe anëtarëve të shumë partive të tjera, protestës në ditën e 11-të të saj i është bashkuar edhe ekzemplari që vetquhet profesor Pilinçi, i cili nuk u mjaftua vetëm me mbështetjen për tubimin në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Pilinçi deklaroi se jo vetëm që qëndron pas protestës aktuale para Kryeministrisë, por se është i angazhuar edhe në organizimin e protestave të tjera në rajon, përfshirë atë të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

I pyetur për synimet e tij politike, profesori shkoi edhe më tej, duke shpallur se Edi Rama “ka rënë” dhe se ai vetë e ka tashmë gati qeverinë teknike.

Kështu, protesta që nisi për Zvërnecin duket se ka hyrë në një fazë të re ku pas ambientalistëve, opozitarëve, konspiracionistëve dhe demokratëve të mobilizuar, tani ka edhe një “qeveri teknike” në pritje… të paktën në imagjinatën politike të UFOS, profesor Pilinçit.

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version