Home Aktualiteti Merret vendimi nga KAS për kryebashkiakun e Kuçovës

Merret vendimi nga KAS për kryebashkiakun e Kuçovës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Pas shqyrtimit të çështjes, KAS vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkimet e Partisë së Lirisë dhe të Lefter Maliqit, duke konfirmuar vendimin nr. 46, datë 1 korrik 2026. Në këtë mënyrë, Hajdari do të vijojë të ushtrojë funksionin e kryetarit të Bashkisë Kuçovë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Çështja lidhet me një dënim të marrë nga Hajdari në Greqi në vitin 1999 për “kalim të paligjshëm të kufirit”, fakt që sipas opozitës, nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Kundër vendimit të KAS mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, brenda 45 ditëve nga dita pas shpalljes së tij.

@NewsIn.Al

Exit mobile version