Home Aktualiteti Meta i bie me dorë tavolinës dhe kërcënon Ramën: O flliqësirë! Nuk...

Meta i bie me dorë tavolinës dhe kërcënon Ramën: O flliqësirë! Nuk do ta gëzosh…

Meta i bie me dorë tavolinës dhe kërcënon Ramën: O flliqësirë! Nuk do ta gëzosh…

Ilir Meta riktheu tonet e ashpra sot në mbledhjen e Kryesisë së Partise se Lirise, duke sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama.

Me tone kërcënuese, Ilir Meta i përmendi Edi Ramës tokat në Gjipe, duke i thënë se nuk do t’i gëzojë.

“Ti Ramoviç fëlliqësirë e kombit shqiptar. Ti që bëre dopjo lojë me atë tjetrin me detin. Ti që i ngul çdo ditë thika pas shpine Kosovës ta dish mirë që ato laraskat e ish LSI nuk të shpëtojnë dot ty. Edhe shumë shpejt do përgjigjesh. Ti dhe gjithë enturazhi yt për shërbimet armiqësore ndaj këtij kombi. Ato tokat që more në Gjipe dhe në gjithë Shqipërinë nuk do ti gëzosh. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve, ta dish mirë ti. Kaq flasim për sot”, tha Meta.(Rilindje)

@NewsIn Al

Exit mobile version