Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMicotaqis kërkon heqjen e imunitetit të ministrave!

Micotaqis kërkon heqjen e imunitetit të ministrave!

Mitsotakis hap procesin e ndryshimeve kushtetuese: në fokus heqja e imunitetit të ministrave

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar nisjen e një procesi rishikimi të Kushtetutës, me theks të veçantë heqjen e imunitetit të ministrave, duke synuar një model të ri qeverisjeje dhe rritjen e përgjegjshmërisë politike.

Lajmi u bë i ditur këtë të hënë nga zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, i cili theksoi se bëhet fjalë për një proces afatgjatë, që nuk përfundon brenda mandatit aktual parlamentar, por shtrihet edhe në legjislaturën e ardhshme.

Sipas Marinakis, Kryeministri kërkon një rishikim kushtetues me konsensus sa më të gjerë politik, duke nënvizuar se ky është një proces parlamentar dhe jo thjesht qeveritar. Qëllimi, sipas tij, është krijimi i një modeli të ri qeverisjeje që forcon besimin e qytetarëve ndaj sistemit politik.

Një pikë kyçe e reformës është rishikimi i nenit 86 të Kushtetutës, i cili lidhet me përgjegjësinë penale të ministrave. Marinakis theksoi se referimi i një ministri apo zyrtari të lartë në drejtësi nuk duhet të varet nga filtrat partiakë, por të jetë një proces institucional, me rol qendror të drejtësisë.

Qeveria argumenton se ndryshimet synojnë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe ndarjes së qartë të pushteteve, ndërsa pritet që iniciativa të nxisë debat të gjerë politik dhe institucional në muajt në vijim.AlbTv

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments