Home Aktualiteti Mijëra familje marrin para nga shteti/ Ndryshon “ligji i ri”, Qeveria po...

Mijëra familje marrin para nga shteti/ Ndryshon “ligji i ri”, Qeveria po bën gati…

Mijëra familje që deri më sot nuk plotësonin kushtet për të përfituar një banesë me kosto të ulët mund të kenë tashmë një mundësi të re.

Qeveria propozon ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për strehimin social”, duke zgjeruar kategoritë përfituese, krijuar Garancinë Sovrane për kreditë e banesave dhe duke shtuar format e mbështetjes për strehimin.

Ndryshimi me ndikimin më të madh tek projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit lidhet me rritjen e kufirit të të ardhurave që lejon një familje të aplikojë për strehim. Në vend të formulës aktuale, ku të ardhurat vjetore neto nuk duhet të kalojnë 1/6 e vlerës së banesës, projektligji e çon këtë kufi në 1/2. Kjo do të thotë se tavani i të ardhurave trefishohet.

Për shembull, nëse vlera mesatare e banesës është 100 mijë euro, sipas ligjit aktual mund të përfitojnë familjet me të ardhura vjetore neto deri në rreth 16.700 euro në vit ose 1,391 euro në muaj. Ndërsa me formulën e re kufiri do të arrinte në 50,100 euro në vit, ose 4,175 euro në muaj totali i të ardhurave. Një tjetër risi është krijimi i Garancisë Sovrane. Përmes këtij mekanizmi, shteti do të garantojë një pjesë të principalit të kredive të lehtësuara për blerjen e banesës, duke ua bërë më të lehtë familjeve sigurimin e financimit nga bankat, edhe kur nuk plotësojnë të gjitha kushtet për kolateral.

Masa e Garancisë Sovrane propozohet të mbulojë deri në 30% të vlerës së banesës. Për rreth 4.100 familje që kanë aplikuar vitin e fundit, kostoja e vlerësuar e kësaj garancie do të shkonte rreth 231 milionë lekë. Por garancia sovrane nuk shmang detyrimet.

“Garancia Sovrane nuk përjashton përgjegjësinë e huamarrësit për shlyerjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e kredisë dhe nuk kufizon të drejtën e shtetit për të kërkuar rikuperimin e shumave të paguara në zbatim të garancisë”, thuhet në nenin 9 pika 5.

Sa i takon kontributit të ndërtuesve, detyrimi për të kaluar falas 3% të sipërfaqes funksionale për fondin e banesave sociale mbetet i pandryshuar. Risia është se ky fond do të mund të përdoret për të gjitha programet e strehimit social, përfshirë edhe banesat me kosto të ulët. Projektligji parashikon gjithashtu një program të ri për subvencionimin e qirasë për kategori të veçanta, ndërsa përfituesit, kriteret dhe masa e mbështetjes do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

@NewsIn.Al

Exit mobile version